Seria A ka humbur shumë nga shkëlqimi i dikurshëm, pavarësisht se gjërat po ndryshojnë për mirë. Nga vitet ’80 deri në vitet ‘2000, Seria A ishte kampionati i yjeve, ndërsa disa mendojnë se ishte dhe më e fortë, sesa Champions Liga.
Antonio Kasano njihet për batutat e tij dhe nuk përton kurrë të shprehë mendimin e tij. Ai ka “sulmuar” Mauro Ikardin, sulmuesin dhe kapitenin e Interit. Argjentinasi po “shkëlqen” sot, por para disa vitesh, ai nuk do të kishte asnjë shans të luante në Serinë A dhe tek ekipi i Interit.
“Niveli i sotëm i Serisë A është modest. Në vitin 1999, Ikardi nuk do të kishte shanse të luante me Interin. Kur them që niveli i Serisë A është modest, nuk dua të tregohem ‘snob’, por është mendimi im. Nëse Ikardi do të ishte pjesë e Interit dhe do të kishte përpara Ronaldon dhe Vierin, mendoni se do të kishte luajtur?”, përfundon Antonio Kasano.