Kasano bëhet qesharak, lë futbollin për… pak orë

0

Antonio Kasano lë futbollin. Ose jo, më mirë.

Paraditen e sotme sulmuesi italian deklaroi se po prishte kontratën e lidhur para 8 ditësh me Veronën, duke nxjerrë si justifikim mallin për shtëpinë dhe familjen e tij.

Megjithatë, në një konferencë për shtyp mbajtur sot në orën 16.00, Fantantonio habiti të gjithë, si zakonisht, duke deklaruar se ka ndryshuar mendje.

“Ishte një moment dobësie të madhe. Sot njoftova që dëshiroja të tërhiqesha nga futbolli, por tani kam vendosur të anuloj vendimin. Jam i bindur në vendim që kam marrë, falë forcës që më kanë transmetuar bashkëshortja dhe fëmijët e mi. Është një bast që duhet ta fitoj, po bëja gabimin e radhës në jetën time”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.