Kukësi-Sherif kushton më lirë se Korabi-Kukësi!

Klubi i Kukësit ka zyrtarizuar çmimet e biletave për ndeshjen e nesërme kundër Sherif Tiraspolit. Bie në sy se disa sektorë kushtojnë vetëm 300 lekë të reja dhe disa të tjerë 500 lekë.

Sa për kuriozitet, në ndeshjet e fundit të kampionatit, kur Kukësi po shkonte drejt titullit dhe Korai kishte rënë matematikisht nga Superiorja, një ndeshje Korabi-Kukësi në Elbasan mund të ndiqej vetëm duke paguar 500 lekë për biletën. Absurditetet shqiptare!

Kukësi-Sheriff Tiraspol, e mërkurë, ora 19:30, në stadiumin “Elbasan Arena”.
Çmimet e biletave në tribunat C1, C2, dhe C3 do të jenë 300 lekë.
Në tribunat F, E, D do të jenë 500 lekë.
Çmimet e biletave në tribunën A1, A2, A3, A4, B1, B2, B4, B5 do të kushtojnë 1 000 lekë.
Çmimet e biletave në tribunën VIP dhe B3 do të kushtojnë 2 000 lekë.
Tifozeria mike do të akomodohet në tribunën G3, ndërsa tifozeria jonë do të ketë sektorët e tjerë të stadiumit.
Shitja e biletave ka filluar në orën 09:00, në pikën e shitjes së “Selman Stërmasi” dhe “Elbasan Arena”.

Lajm i mirë për tifozët, ndeshja do transmetohet në televizon

E drejta e transmetimit është një burim përfitimi për klubet dhe në arenën ndërkombëtare konsiderohen me fat skuadrat që të ashtuquajtura të vogla, që shortohen me ekipe me emër, pasi të ardhurat nga e drejta televizive kapin shifra marramendëse. Tifozët e Kukësit u privuan nga mundësia për të transmetuar ndeshjen e parë mes Sherifit dhe Kukësit, por diçka e tillë duket se nuk do të përsëritet. Për të gjithë ata që nuk do të kenë mundësi të kenë një biletë në “Elbasan Arena” për ndeshjen e kthimit mes Kukësit dhe Sherifit të Tiraspolit, do të kenë mundësinë që ta ndjekin ndeshjen në “Supersport”. Kërkesat financiare të Kukësit kanë qenë mjaft të larta megjithatë platforma me pagesë ka bërë të mundur që të “kënaqë” Kukësin, i cili është bindur të shesë të drejtën televizive. Edhe RTSH ishte në garë për të marrë të drejtën televizive, por kërkesat e larta financiare bënë që negociatat të dështojnë. Nuk dihet saktësisht se sa ka qenë shumë që paketa e “Supersport” ka derdhur në arkat e klubit të Kukësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online