Barazimi në derbi mes Realit dhe Atletikos ofroi shumë përplasje dhe pak futboll, sidomos në pjesën e dytë.
Sipas mbrojtësit Dani Karvahal, faji është i Atletikos: “Është e vështirë të fitosh kur luan kundër një rivali që fillon të vonojë lojën që në minutën e parë”.
Mbrojtësi i kombëtares krijon polemika me fjalët e tij:” Për Atletikon pika ishte e artë. Çdo ekip luan sipas dëshirës dhe planit të vet, por kur një ekip luan që në fillim për barazim, duke u munduar të zvarritur lojën në çdo moment, është e pamundur të krijosh lojë e të dominojnë”.
Karvahal nuk shqetësohet nga seria e gjatë pa humbje e Atletikos në Bernabeu: “Jam gati të firmos çdo vit që Atletiko të na marrë pikë në Bernabeu dhe më pas ne te fitojmë trofetë”.