VIDEO | Tirana vijon vuajtjet në derbi, “heroi” i fundit shënon supergol në Malajzi

Në 7 shkurtin e 2014 kryeqyteti vishej bardheblu për të fundit herë, pasi që nga ajo ditë, 24 herë kampionët e vendit nuk kanë mundur që të triumfojnë në anoj nga 13 derbit që janë zhvilluar. Ishte braziliani Xhilberto ai që bëhej hero në atë takim dhe i tillë mbetet ende, përderisa nuk ka dalë ende dikush që të gëzojë tifozerinë bardheblu.

Braziliani është zhvendosur në Malajzi, ku po bën mjaft mirë me skuadrën e Felda United, e cila ndodhet në vendin e parë në kampionat e shkëputur nga ndjekësit. Dje, ndonëse skuadra në fjalë është mundur, ish-lojtari i Tiranës ka shënuar një gol fantastik.

Kur ndeshja ishte 2-2, Xhilberto me një veprim mjaft të bukur akrobatik goditi portën nga një pozicion shumë i vështirë, por arriti që të shënonte. Një nuhatje e vërtetë sulmuesi, por që në të njëjtën kohë i bën bardheblutë të kujtojnë atë fitore të fundit, të katër viteve më parë.

MINUTA 05:45

https://www.youtube.com/watch?v=Hptyqrryqvc&feature=youtu.be

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online