Janik Ferreira Karrasko ishte një ndër emrat që u përfol më së shumti në merkaton e janarit, ku ekipe si Milani apo Arsenali kërkuan me ngulm shërbimet e tij.
Gjithsesi, mesfushori belg në fund vendosi të respektonte kontratën me Dailan Jifang dhe vijoi karrierën e tij në Kinën e largët. Tashmë, me rifillimin e merkatos, zërat kanë nisur përsëri, por këtë herë duken konkrete.
Sipas mediave angleze, 25-vjeçari duket se ka arritur marrëveshjen me Arsenalin. Nga raportimet thuhet se “Topçinjtë“ do të paguajnë plot 30 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij