Kapiteni Pere: Po të luhet pastër, e kalojmë Shkumbinin!

Devolli kërkon të ngjitet në Kategorinë e Parë dhe shpreson që sot Shkumbini të ndalet me Delvinën. Kapiteni Mateo Pere thekson në një deklaratë të dhënë për “SportEkspres.com” se po të luhet ndershëm deri në fund, atëherë do e parakalojnë në renditje Shkumbinin kryesues.

“Nëse nga skuadrat e tjera do të luhet një garë e pastër deri në fund, Devolli e kap vendin e parë. Ekipet duhet të luajnë njësoj, si kundër skuadrës sonë, ashtu edhe me të tjerat, e në këtë rast me Shkumbinin. Peqinasit kanë dy ndeshje të forta, me Delvinën sot dhe në fund në Patos me Albpetrolin. Edhe barazim të dalë në njërën prej tyre, ne dalim në vendin e parë”, u shpreh Pere.

Më tej ai shton: “Ne e zëvendësuam dje pushimin e ndeshjes me Termin, pasi pasdite zhvilluam një takim kontrolli me skuadrën e të rinjve. Jemi me sy e veshë nga ndeshja në Delvinë, por deri në javën e fundit e kemi shpresën se rivali ynë do të thyhet”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *