Kapiteni i Liverpulit, Xhordan Henderson, foli për BT Sport pas triumfit në finalen e Chapions League dhe fjalët më të mëdha i kishte për Jyrgen Klop: “Pa këtë trajner do ishte e pamundur. Gjatë sezonit ka shpesh momente të vështira, por ajo që Klop ka bërë që kur ka ardhur në Liverpul është e pabesueshme.
“Jemi bërë një grup shumë i bashkuar, ai ka krijuar një dhomë zhveshjesh të pabesueshme, meriton çdo lëvdatë.
“Jam shumë krenar që i përkas këtij klubi dhe të fitoj këtë trofe si kapiten është diçka tepër e veçantë për mua. Mundohem të jap më të mirën time për të ndihmuar skuadrën, çfarëdo që të ndodhë. Kam vuajtur, por kam vazhduar punën, ashtu si ky klub.
“Është momenti më i bukur i jetës sime, këtë e kam ëndërruar që fëmijë. Është një trofe që i përket këtij klubi, lojtarëve, trajnerit. Tani duhet të vazhdojmë kështu dhe të përmirësohemi”.