Kapiteni i Apolonisë: Myrto, ike më punë! Të tjerët me dallavere

Myrto Uzuni është transferuar në Kroaci, ndërkohë që anësori beratas nuk ka ngurruar të falënderoje të gjithë ata që i kanë dhënë një dorë të arrinte te kjo ditë. Familja është e para, për të vijuar me presidentin e Laçit, Pashk Laskën, menaxherin e tij dhe ish-trajnerin e kurbinasve, Besnik Prengën.

“Sot është një ditë që do e mbaj mend në jetën time, sepse fillon një etapë e re në karrierën time. Jam krenar që jam pjesë e NK Lokomotiv Zagreb. Dua të falënderoj familjen time në radhë të parë që më kanë mbështetur në çdo moment, falënderoj presidentin Pashk Laska dhe tifozët e KF Laçit, menaxherin tim Franci Bode dhe profesor Besnik Prengën, që më ndihmuan të jem sot këtu”.

PËRSHËNDETJA E LAÇIT – “Festuam shumë gola të tij, e pamë të vraponte kilometra të tëra në fushë, dha gjithçka për klubin tonë dhe sigurisht që meriton falënderime nga të gjithë. Sot është pjesë e Lokomotivës së Zagrebit dhe emrin e tij e ka shënuar në historinë e klubit, duke qenë lojtari që na dha fitoren e parë në një ndeshje ndërkombëtare kundër Anorthosis Famagusta, por është edhe i pari që transferohet nga klubi ynë në një klub të huaj.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta urojmë Myrton: Suksese në këtë hap tëndin në karrierë. Në Laç do të mbetesh në memorien e të gjithëve, ashtu sikurse edhe vetë nuk do ta harrosh këtë eksperiencë.  Urime!”.

HYSENSHAHAJ – Mes shumë urimeve të marra, bie në sy edhe një koment i bërë nga ana e Taulant Hysenshahajt, kapitenit të Apolonisë. Mesfushori ka qenë shok skuadre me Uzunin në Fier, ndërkohë që shkruan: “Myrto Uzuni, të tjerët kanë ikur prej dallavereve të menaxherëve të tyre, ti që e ke merituar me kohe s’ke mundur dot. Me punë dhe duke ulur kokën i ke treguar gjithë Shqipërisë që je më i miri. Të uroj shumë suksese dhe dua të shoh në ekip akoma më të madh. Suksese”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *