Ish-trajneri i famshëm i Milanit, Romës e Real Madridit, Fabio Kapelo, ka komentuar për Sky situatën delikate të Mauro Ikardit tek Interi dhe si zakonisht, ka dhënë mendimin e tij pa “dorashka”.
“Lojtarët nuk mund të pranojnë që partnerja të bëjë disa deklarata dhe ti të mos flasësh fare, e pakta duhet të thuash diçka. Duhet të lëshosh një deklaratë ku përkrah ekipin, shokët e tu,
“Këtë gjë do duhej të bënte edhe Ikardi, menjëherë, por nuk e bëri. Për këtë arsye, as nuk guxoj ta imagjinoj çfarë ka ndodhur dhe si ka hyrë në dhomat e zhveshjes.
“Kapiteni nuk është vetëm për t’i shtrënguar dorën arbitrit dhe për të shkëmbyer stemën e klubit me kapitenin kundërshtar, në një kohë që kapitenin e vërtetë e ke në shtëpi“.
Deklaratë e fortë, që shigjeton bashkëshorten-agjente të Ikardit, Uanda Nara, e cila i ka krijuar gjithë këto probleme sulmuesit argjentinas, duke folur pa teklif në media.