Vazhdon kaosi në Serie B. Divizioni i dytë i futbollit italian është pezulluar përkohësisht. Vendimi është marrë nga gjykata rajonale e Lacios. Kjo pauzë e kampionatit vjen si pasojë e ndryshimit të numrit të skuadrave nga 19 në 22, pas kolapsit financiar të tre ekipeve, Barit, Avelinos dhe Çezenës.
Klubet e Sienës, Novarës, Katanias, Ternanës dhe Pro Verçelit kanë kërkuar që të zëvendësojnë ekipet e falimentuara. Pro Verçeli siguroi një vendim që gjyqësor që çështja të hapej sërish. Seanca e ardhshme gjyqësore do të zhvillohet me datë 9 tetor.
Këtë fundjavë një komision i posaçëm do të shqyrtojë mundësinë e nisjes së kampionatit me 22 ekipe dhe nëse bihet dakord për këtë vendim, hapi i radhës do të jetë përzgjedhja e tre ekipeve, diçka kjo që do të lërë të pakënaqur skuadrat e lëna jashtë Serie B.