Kante “parakalon” Hazardin, Çelsi i ofron kontratën e jetës

Ngolo Kante është mesfushori më i kërkuar në tregun e transferimeve të futbollistëve. Sheikët e PSG-së kanë qenë klubi që ka shfaqur më shumë interes për të me një ofertë prej 100 milionë eurosh, por te Çelsi nuk kanë ndërmend ta humbasin një futbollist me kualitete aq të rralla sa francezi shtatshkurtër.

Sipas burimeve të medies britanikes “The Times”, drejtuesit e klubi londinez i kanë ofruar lojtarit një kontratë me një pagë marramendëse prej 15 milionë eurosh në sezon, shifër kjo që zë vendin e parë në renditjen e pagave të  skuadrës së Çelsit.

Një ofertë kaq e majme zor se mund të refuzohet nga Kante, i cili ka dhe tri vite të mbetura në kontratën e tij aktuale.  Në rast se gjithçka konkretizohet, atëherë Kante do parakalojë në garën e pagave sezonale kolegun e tij Eden Hazard, i cili aktualisht ka një pagë prej 11 milionë eurosh në sezon.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *