PSG kërkoi të blinte një mesfushor të nivelit të lartë këtë verë, pasi trajneri Tomas Tuhel mendon se është mesi i fushës pika më e dobët e kampionëve të Francës. Megjithatë, edhe pse u tentuan disa pista, nuk u bë asgjë dhe Tuhel e ka pranuar ditët e fundit se kjo gjë e ka mërzitur pa masë.
Mes lojtarëve në shënjestër ishte edhe N’Golo Kante, një ndër yjet e mëdhenj të Francës në Kupën e Botës, duke u bërë një hero në Francë. Vetë Kante duke folur për RMC Sport ka konfirmuar bisedimet me klubin francez, duke shpjeguar pse nuk u realizua transferimi:
“Nuk kisha ndonjë urgjencë për tw ndërruar ambient pas Kupës së Botës. Kishte disa klube të interesuar, por pasi bisedova me Çelsin, gjërat u bënë të qarta. Hapi logjik ishte të vazhdoja te Çelsi. PSG? Pata kontakte, biseduam, por pas një diskutimi me Çelsin e kuptova që gjëja kryesore ishte të ndihesha mirë ku isha. Jam te Çelsi dhe ndihem shumë mirë aty”.