Kanselo jashtë, një tjetër luzitan në vend të tij

Juventusit i është mbushur mendja se Kanselo nuk përshtatet me lojën që aplikon “Zonja”. Guardiola është gati ta rrëmbejë dhe ta vërë nën urdhërat e tij te Siti, pas një operacioni prej rreth 60 milionë eurosh. Pas ikjes së portugezit Paratiçi nis menjëherë misionin e zëvendësimit të tij. Kërkohet një lojtar me teknikë të përafërt me Kanselon, por me më shumë forcë fizike.
Jemi mësuar tashmë që në Torino të mos kapen kurrë të papregatitur. Akoma pa u larguar Kanselo, është gjetur zëvendësuesi. Është një tjetër luzitan dhe aktivizohet me Leister Sitin, pikërisht Rikardo Pereira.25-vjeçari ka treguar cilësi shumë të mira me “Dhelprat” në Premier Ligë, duke tërhequr edhe interesin e drejtuesve torinezë.

Mbetet për t’u parë sesa do rezistojë Leisteri kundrejt ofertave të Juventusit, pasi Pereira mund të jetë titullari i dytë në repartin difensiv që largohet, pas Herri Meguajer. Vlera e portugezit në merkato është rreth 30 milionë euro, me kampionët e Italisë që duhet me patjetër të bëjnë një ofertë tepër më të lartë për të bindur “Dhelprat”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *