Saul “Kanelo” Alvares ka triumfuar në duelin përballë kundërshtarit të tij Genadi Golovkin. Ndeshje midis dy boksierëve të peshave të mesme (70-73 kg) përfundoi pas 12 raundesh edhe pse të dy palët iu afruan shumë nokautit gjatë momenteve të caktuara të duelit.
Diferencat midis dy boksierëve ishin thuajse inekzistente, madje njëri prej tre gjyqtarëve e vlerësoi duelin me pikë të barabarta, 114-114, ndërsa dy të tjerët i dhanë një avantazh prej dy raundesh 115-113, meksikanit Alvarez, që i shkakton kështu humbjen e parë në karrierë kazakun Golovkin pas plot 39 ndeshjesh dhe merr në zotërim tre tituj: WBA, WBC, IBO.
Në konferencën pas duelit, pala kazake shprehu dëshirën për të pasur një përsëritje të duelit, që nëse gjendet miratimi i Kanelos, do të zhvillohet më datë 5 maj të vitin të ardhshëm në Teksas, një bastion ky i popullatës meksikane në SHBA.