Kanavaro e thotë troç: Italia në “errësirë” prej 12 vitesh, duhet të ringrihemi!

0

Kanë kaluar 12 vite nga fitimi i Botërorit të Gjermanisë, por Italia nuk ka ndryshuar asgjë, derisa arriti pikën më të ulët këtë verë me mos pjesëmarrjen në Botërorin e Rusisë. Ish-kapiteni, i cili ngriti trofeun e madh dhe fitoi dhe Topin e Artë në vitin 2006 ka lëshuar kritika për situatën aktuale të futbollit italian për “Gazzetta dello Sport”.

“Koha kalon për të gjithë, është normale, por problemi është që në 12 vite nuk kemi arritur të ndërtojmë një diçka të rëndësishme. Ka ardhur momenti të ngrihemi në këmbë dhe të lëvizim gjunjët. Entuziazmi i Roberto Mançinit mund të shërbejë, por nuk mjafton. Të rinjtë duhet të rriten, por nëse mes Romanjolit, Ruganit dhe Kaldarës luan vetëm njëri prej tyre…

Edhe ne duhet të mësojmë të integrojmë të rinjtë e përzgjedhur, të cilët nuk janë me origjinë italiane, por nuk e kemi akoma kulturën për të bërë diçka të tillë”, përfundon Fabio Kanavaro, i cili drejton klubin e Guanzhu Evergrande në futbollin kinez.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.