Kamza bind në miqësore, Fushtar e nis me gol 

0

Skuadra e Ndreut paraqitet mirë në testin me Turbinën, ndërsa mbrojtësi kroat, nga firma në kontratë, zbret në fushë dhe shënon

 Kamza–Turbina 3-1

Shënues: Mumajesi 34’, Fushtar 45’, Xhafa 89’ / Roshi 28’ (11-metërsh)

Kamza: Gjonikaj, Frashëri, Lelis, Fushtar, Rami, Zefi, Mustafa, Mehmeti, Idrizaj, Mumajesi, Rezi. U aktivizuan dhe Halili, Beçka, Rasha, Lame, Zuna, Xhafa, Koleci, Ymeri, Syziu. Trajner: R.Ndreu.

Turbina: Malaj, Agalliu, Baçi, Peqini, Cami, Sulmata, Qori, Allamani, Sallaku, Doda, Roshi. U aktivizuan dhe Demollari, Abazaj, Henza, Gjeçi, Sina, Arbana, Tafani. Trajner: S.Bardhi.

Gjyqtarë: Egli Spahiu, Gerald Cenolli, Ergys Spahiu (Tiranë)

Vladimir Prenga

Pas shumë ndryshimesh në kontingjentin e lojtarëve, ku afrimet kanë qenë të shumta, Kamza i ka të domosdoshme ndeshjet miqësore. Dhe një të tillë e ka luajtur dje, duke pritur Turbinën e kategorisë së parë. Ishte zgjedhur një kundërshtar inferior, pasi skuadra nuk duhet të sforcohet në këtë periudhë. Kamza ka dominuar në këtë ndeshje, edhe pse është gjendur në disavantazh. Trajneri Ramadan Ndreu ka hedhur në fushë nga fillimi shumicën e lojtarëve të afruar ditët e fundit, mes tyre edhe kroatin Ivan Fushtar, i cili në mesditë kishte firmosur zyrtarisht me Kamzën. Ishte një firmë e pritshme, pasi akordi ishte arritur një diutë më parë.

NDESHJA – Pritej me shumë interes kjo ndeshje, duke parë lëvizjet e fundit të drejtuesve të Kamzës, që kanë befasuar me blerjet që kanë bërë. Turbina surprizoi pas 28 minutash lojë, kur Roshi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, që u fitua nga Agalliu. Por Kamza reagoi shpejt dhe pas 6 minutash barazoi me Mumajesin, i cili bëri një rrotullim të bukur me topin dhe më pas një gjuajtje spektakolare. Fushtar e kali skuadrën nga Kamza në avantazh, duke ekzekutuar një goditje dënimi nga distanca në minutën e fundit të pjesës së parë. Në pjesën e dytë u bënë shumë zëvendësime dhe vetëm në fundin e ndeshjes do të vinte edhe goli i tretë për Kamzën, me autor Xhafën, i cili gjuajti saktë brenda zonës.  Kamza tregoi nivel të kënaqshëm në këtë ndeshje, edhe pse ishte hera e parë që shumë lojtarë luanin bashkë. Me kalimin e kohës grupi do të konsolidohet dhe Kamza do të paraqitet si një skuadër e denjë e Superiores, me pretendime të mëdha.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.