“Çmendet” Kamza, pazar në Spanjë për sulmues

Partizani, Flamurtari, Skënderbeu e Kukësi kanë dominuar faqet e para të shtypit këtë verë, duke bërë shumë lëvizje në tregun e futbollistëve, por ditët e fundit një ” mbret” i ri ka dalë në skenë. Bëhet fjalë për Kamzën, klub me ambicie të jashtëzakonshme, që po mundohet të ndërtojë një skuadër cilësore dhe duke gjykuar nga lëvizjet e deritanishme, rruga e zgjedhur është e duhura. Klubi i drejtuar nga Naim Qarri, me ndihmën e madhe të Bashkisë Kamzë, ka afruar disa emra shumë cilësorë, por tashmë i duhet një sulmues. Tregu shqiptar ofron pak, edhe pse ditët e fundit ka dalë si opsion emri i Sebino Plakut, në konflikt me trajnerin Ilir Daja në Korçë. Plaku nuk është sulmues i parë, gjithsesi, ndaj Kamza kërkon një emër cilësor për atë rol.

KRISANTUS – “Sport Ekspres” mëson se opsion shumë interesant për Kamzën është një sulmues nigerian me CV impresionuese, Mekoli Krisantus. Vetëm 26 vjeç, Krisantus shpërtheu në Nigeri te Harts of Abuxha, ku e zbuloi dhe e bleu për 1 milion euro Hamburgu, në fund të vitit 2008. Pas huazimit te Karlsruhe dhe FSV Frankfurti, në vitin 2012 Hamburgu nuk ia rinovoi kontratën. Krisantus kaloi në Spanjë dhe firmosi për Las Palmasin, duke shkëlqyer, me 20 gola në 67 ndeshje për dy kampionate. Erdhi kalimi te Sivaspori në Superligën turke, por pak muaj më vonë erdhi kalimi te AEK i Athinës, ku qëndroi për një vit e gjysmë. Sezonin e shkuar Krisantus luajti te Reush Deportiu, në divizionin e dytë spanjoll, por nuk pati shumë minuta. Tani e do Kamza, por kostoja e operacionit është e kojsiderueshme. Nëse Kamza e merr, ështq një sinjal shumë i fortë për gjithë Superioren.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online