Kamza bën afrimin e radhës, prezanton mbrojtësin 22-vjeçar

Drejtuesit e Kamzës kanë ndryshuar politikë këtë edicion dhe kanë vendosur që t’u japin besim elementëve të rinj dhe me perspektivë për të ardhmen. Skuadra nga periferia e kryeqytetit ka prezantuar sot dhe një tjetër lojtar.

Xhuljan Turhani do të jetë pjesë e skuadrës së Kamzës për tre vitet e ardhshme. Mbrojtësi 22-vjeçar në të shkuarën ka qenë pjesë e Elbasanit, Shkumbinit dhe së fundmi Llapit. Drejtorin Andi Matraxhiu dhe lojtari kanë konkretizuar arritjen e marrëveshjes përmes një postimi në “Facebook”.

Më parë Kamza ka afruar dhe Klevis Sadikun, Albi Koldashin dhe Majkëll Peçin, lojtarë të rinj e të talentuar.

POSTIMI I PLOTË I KAMZËS

“Klubi zyrtarizon marrëveshjen 3-vjeçare me mbrojtësin elbasanas Xhuljan Turhani. 22-vjeçari është aktivizuar më parë me fanellat e Elbasanit, Shkumbinit dhe së fundmi në Superligën e Kosovës me ekipin e Llapit”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online