Besa tenton të joshë ish-mbrojtësin e Kukësit

Skuadra e Besës ka nisur nga puna për edicionin e ri dhe objektivi është i qartë: rikthimi në Superiore. Presidenti Bizhdili po punon që të ndërtojë një skuadër sa më konkurruese.

Në ditët e fundit në stërvitjen me skuadrën kavajase është shfaqur dhe ish mbrojtësi i Kukësit, Rexhep Memini. I kontaktuar nga “SportEkspres.com”, Memini tregon se aventura e tij në Kosovë ka përfunduar dhe se tashmë është në kërkim të një tjetër skuadre në Shqipëri. Në të njëjtën kohë, vetë 23-vjeçari i cili ka dal kampion me Kukësin e pranon se ka një ofertë mjaft të mirë nga skuadra e besës, por ende nuk ka vendosur përfundimisht.

“Është e vërtetë që unë nuk do të jem më pjesë e skuadrës së Trepçes 89’. Tani jam i fokusuar që të gjej një tjetër skuadër në Shqipëri. Kam dalë në stërvitje me skuadrën e Besës, pasi e kam afër me shtëpinë, por nuk përjashtohet mundësia që të qëndroj këtu dhe për edicionin e ri. presidenti i Besës më ka bërë një ofertë mjaft të kënaqshme, por do të vendos së shpejti. Shoh që ambiciet e Besës janë që të arrijë Superioren dhe shumë shpejt do të vendos për të ardhmen time”.

Memini ka pasur një periudhë të kënaqshme me Kukësin, pasi jo vetëm ka dalë kampion, por ka fituar dhe Kupën dhe Superkupën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online