Kampionët kundër debutuesve, sfida për autokritikë dhe surprizë

Kampionët duhet të tregojnë se ndeshja me Tiranën ishte rastësi, por Kamza ka paralajmëruar se mund të rivalizojë edhe me… kampionët

Jurgen Zela

Kampionati i 79-të i Shqipërisë do të ngrejë sot siparin e tij, me pritshmëritë për të parë një edicion akoma më rivalizues se sezoni i shkuar. Rrugëtimi i Superiores për sezonin 2017-2018 do të startojë në fushën e kampionëve të Kukësit. Verilindorët kanë premierën në kampionat, po me moralin jo aty ku duhet. Humbja e Superkupës me Tiranën e ka zbehur pak entuziazmin e kuksianëve, të cilët synonin tripletën. Kundërshtar do të jetë Kamza, që rikthehet në Superiore pas disa vitesh. Kukësi zhgënjeu me nivelin e lojës në ndeshjen me Tiranën, ndaj pritet me mjaft interes paraqitja në javën e parë. Po ashtu dhe në krahun tjetër Kamza ka paralajmëruar se nuk do të jetë kalimtare në Superiore. Nëse në Kukës ka pasur lëvizje për sa i përket trajnerëve, me Milinkoviçin që pasoi Gjokën, në krahun tjetër presidenti Naim Qarri i ka besuar sërish trajnerit Ramadan Ndreu. Në “Zeqir Ymeri” vendasit nuk humbasin prej më shumë se një viti e gjysmë dhe dukshëm janë favoritë, por surprizat në të shkuarën nuk kanë munguar, ku kujtojmë barazimin e Korabit vitin e kaluar. E sigurt është që Kukësi do të kërkojë autokritikën pas asaj paraqitje të dobët në Superkupë, por përballë do të ketë një skuadër të re, që do të provojë të befasojë, duke marrë parasysh këtu dhe emrat me eksperiencë që ka në organikë. Presidenti Safet Gjici ka kërkuar fitoren me çdo kusht në këtë takim, ndërsa pretendimet nuk mungojnë dhe në kampin kundërshtar. Në përfundim të kampionatit të shkuar, kur Kamza siguroi ngjitjen në Superiore, ishte kryetari i Bashkisë, Xhelal Mëziu, që deklaroi se skuadra e qytetit të tij do të rivalizojë me skuadrën e Kukësit. Fati deshi që kjo përballje të ishte që në javën e parë dhe mbetet për t’u parë se kush do të dalë i fituar, kampionët me ambiciet për të mbrojtur kurorën e kampionit apo Kamza që do të tentojë të bëhet “hirushja” e kampionatit. Një përballje interesante, për momentin, situatën, objektivat që kanë të dyja skuadrat.  Edhe pse mund të jetë ende herët për të profilizuar objektivat e skuadrave, mund të mbahemi te shprehja: “Nisja e mbarë, gjysma e punës…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online