Kalendari/ Skënderbeu e ka mbyllur me mbijetesën në Superiore, peshkon dy ekipet e vetme që luajnë për…asgjë

Migen Memelli e ka tjetërsuar tërësisht Skënderbeun dhe me rezultatet e marra në këto javë të fundit, korçarët duken si një ekip që lufton për titullin kampion. Duke parë kalendarin se çfarë ofrojnë tre javët e fundit të Superiores, mund të thuhet pa asnjë dyshim të vetëm se ekipi i Memellit nuk do të jetë në dy vendet e fundit për të rënë direkt nga Superiorja. E gjithë pyetja që ngrihet është nëse Skënderbeu do të pozicionohet në vendin 8 duke shkuar në “Play-Out” apo nëse do të renditet i 7, për të shpëtuar pa pasur frikën e një ndeshje mbijetese.

Aktualisht jemi në gjendjen ku Kastrioti dhe Skënderbeu janë në kuotën e 31 pikëve, ndërsa Bylis numëron 30 pikë. Kalendari favorizon dukshëm korçarët që do të përballen kundër Apolonisë në javën e ardhshme. Ndaj këtij rivali që është i rrëzuar në Kategorinë e Parë, fitorja nuk ka diskutime. Ndërkohë Kastrioti do të përballet në transfertën e Vllaznisë, atje ku shkodranët nuk do të tolerojnë asgjë për hir të objektivave të tyre dhe historisë së mëparshme.

Sa i përket Bylisit, ballshiotët do të udhëtojnë në transfertën kundër Kukësit. Më pas Skënderbeu do të presë në shtëpi verilindorët që luajnë sërish pa objektiva. Ky është njëkohësisht fati i madh i korçarëve që mes një kampionati të ngjeshur dhe ku të gjithë duan pikë për objektiva të ndryshme, Skënderbeu ka gjetur të vetmit kundërshtar që nuk luftojnë për asgjë. E në javën e parafundit Kastrioti do të përballet kundër Bylisit në një finale direkte mbijetese. Humbësi i këtij takimi do të fundoset në Kategorinë e Parë ndërsa fituesi i duhet të bëjë llogarinë me Skënderbeun për të dalë më lart se vendi i “Play-Out”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online