Në Turqi i japin jehonë të madhe, tregojnë interesimet që vijnë nga elita: Duan Manajn dhe Rrocën

Media e njohur në Turqi, Fanatik, ka shkruar një artikull sa i përket lojtarëve që spikatën në Ligën e Parë turke dhe që kanë fituar interesimin e skuadrave elitare. Pra duke u nisur nga performanca e tyre gjatë këtij sezoni dhe skautëve që i kanë ndjekur futbollistët gjatë këtyre kohëve, ka dalë lista me 7 emra që zgjuan interesim të madh.

Mes tyre bëhet fjalë edhe për dy futbollistë shqiptar, Arb Manaj dhe Eduart Rroca. Sulmuesi do t’i bashkohej Kaciorengucu duke mbërritur nga Liga e Kosovës, teksa shënoi 12 gola dhe bëri 3 asist në 27 ndeshje. “Ka gjithë potencialin që të bëhet Vedat Muriqi i ri. Klubet e Superligës janë të interesuara nga afër për të”, shkruhet nga “Fanatik”.

Gjithashtu edhe Eduart Rroca është cilësuar si arkitekti i Istanbulsporit. “I lindur në Shqipëri, Rroca ishte një nga arkitektët e pjesëmarrjes së Istanbulsporit në play-off. Dha kontribut të shkëlqyer. Shënoi 9 gola dhe bëri 12 asistime në 26 ndeshje. Pra duke dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në 21 gola”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online