Kale dhe një surprizë “big” për Ilir Dajën, Idrizi “hap thesin”

Në Vlorë po punojnë në heshtje dhe deri më tani kanë nënshkruar tre lojtarë: Idriz Batha, Blerim Kotobelli dhe së fundmi portieri Enea Koliçi. Pas ditë më parë “Sport Ekspres” ka bërë një analizë të thjeshtë mbi grupin që aktualisht ka Flamurtarit dhe qartazi kuptohej se kishte nevojë për dy sulmues anësorë.

Administratori Idrizi ka lënë dorë të lirë dhe zgjidhjet vijnë nga jashtë vendit, por janë lojtarë që kanë luajtur dhe kanë spikatur në Superiore. Sipas “Supersport”, kuqezinjtë kanë arritur marrëveshjen me brazilianin Elton Kale, i cili për 18 muaj ka qenë titullar te skuadra e Kukësit.

Anësori i majtë fitoi edhe titullin kampion me verilindorët, ndërkohë që momentalisht ka probleme me dokumentacionin, pasi pretendon se nuk ka nënshkruar për rinovimin e kontratës. Kale pritet në Vlorë, por jo i vetëm. Sërish në Amerikën Latine janë hedhur “grepat”.

Agustin Torasa është futbollisti tjetër me të cilin është gjetur akordi dhe Flamurtarin e pret ish-lojtarin e Partizanit. Me afrimin e këtyre dy lojtarëve, trajneri Daja do të ketë dy alternativa mjaft të mira për krahët e sulmit. Gjithsesi do të duhet të bëhen edhe përforcime të tjera, pasi mangësitë janë të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online