Mbrojtësi i majtë i Partizanit, Reinaldo Kalari, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp që i paraprin takimit të kryeqytetasve ndaj Skënderbeut. 34-vjeçari pritet ta nisë nesër nga minuta e parë në mungesë të të pezulluarit Lorenc Trashi. Kryeqytetasi foli mbi kundërshtarin dhe pezullimin e kolegut të tij.
“Vlerat e Trashit dihen nga të gjithë. Peshën e përgjegjësisë e kam pasur qëkur kam filluar të luaj futboll. Kam disa vite që luaj te Partizani dhe për mua është diçka normale. Këtë vit kanë ndryshuar shumë gjëra, lojtarët trajneri. Po përpiqemi t’i përshtatemi sa më shumë ideve të trajnerit. Objektivi mbetet ai që kemi pasur sezonet e shkuara, titulli kampion. Duhet të mbajmë të njëjtin ritëm dhe të vazhdojmë kështu siç e kemi nisur”
“Skënderbeu është një skuadër për t’u vlerësuar. Gjithsesi ne jemi Partizani, kemi besim. Në çdo ndeshje përgatitemi për të pasur sukses. Kjo është ndeshje më e veçantë, por gjithsesi është një takim që nuk vendos shumë. Mund të marrim tre pik që na çojnë më sipër”
“Shpresoj që të jenë të shumtë në numër. Janë lojtari jonë i 12-të. E kanë treguar gjithmonë se çfarë dinë të bëjnë, sidomos në ndeshje të rëndësishme, shpresoj që edhe kësaj herë të jenë të zakonshmit me ndihmesën e tyre”
“Këto janë rregullat e klubit Ne lojtarët i dimë rregullat që na ka vendosur klubi dhe trajneri.. Trashi kreu një thyerje disipline, klubi ka rregulla, nuk është nevoja të bëhet kaq e madhe” përfundoi mbrojtësi majtë.