Reinaldo Kalari ka mbyllur bashkëpunimin me Partizanin pas katër vitesh si pjesë e klubit kryeqytetas. Futbollisti 35 vjeçar ende nuk ka zbuluar planet e së ardhmes, por te Partizani kanë një propozim interesant për të.
Drejtuesit e klubit të kuq e vlerësojnë kontributin që mëngjarashi ka dhënë me fanellën e “demave” dhe i kanë ofruar një rol në strukturat e akademisë së klubit, ku mbrojtësi mund të hedhë hapat e parë si trajner.
Mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë 35-vjeçari për të ardhmen e tij.