Kalaio betohet në kokë të fëmijëve: Jam i pastër!

Ka nisur seanca e apelit e klubit të Parmës dhe sulmuesit, Emanuele Kalaio. Klubi emilian dhe sulmuesi akuzohen për trukim të ndeshjes së fundit të vitit të kaluar përballë Specias. Parma kërkonte fitoren për t’u rikthyer në Serinë A dhe ia doli.

Para ndeshjes, Kalaio u dërgonte mesazhe në “Whatsapp”, disa lojtarëve të Specias, ku u kërkonte të mos jepnin maksimumin. Gjykata federale dënoi klubin e Parmës, që do e nisë sezonin e ri me minus 5 pikë.

Për Kalaion pati 20 mijë euro gjobë dhe 2 vite larg futbollit. Ky i fundit ka folur në seancën e apelit duke insistuar në pafajësinë e tij. “Nuk i kam dërguar mesazhet me nënkuptim. Betohem në kokën e fëmijëve të mi për këtë gjë. Nëse doja të influencoja ndeshjen, nuk do e bëja me ‘Whatsapp’, por do shkoja direkt në Specia, që ndodhet vetëm pak kilometra larg”.

“Unë nuk kam të bëj me këto gjëra, jam një person korrekt dhe e kam treguar gjithmonë në 20 vite karrierë. Kam qenë gjithmonë një shembull për të rinjtë, një njeri i pastër dhe do doja ta mbyllja karrierën time, ashtu siç e kam nisur”, përfundon sulmuesi 36-vjeçar.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online