Kaladze: Milan zbavitës, Gatuzo i ka dhënë identitet. Piatek do bëhet i madh

Kakhaber Kaladze luajti 9 sezone me Milanin, aty ku fitoi gjithçka në një ekip të mrekullueshëm. Ish-qendërmbrojtësi gjeorgjian, i cili bënte dhe rolin e mbrojtësit të majtë, ka fituar 22 trofe në karrierën e tij (8 me Milanin, 6 me Dinamon e Kievit dhe 8 me Dinamo Tbilisin). Sot është kryetar i Bashkisë së Tbilisit, kryeqytetit gjeorgjian, pozicion që e mban që nga nëntori i vitit 2017.

Milanin e mban akoma në zemër, ndërsa Xhenaro Gatuzo ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga miqtë e tij më të ngushtë. 40-vjeçari ishte i pranishëm të premten e kaluar në “San Siro” për të ndjekur ndeshjen kundër Empolit.

Ai përfitoi të takohej me trajnerin, por dhe Maldinin dhe Leonardon. Kuqezinjtë i ndjek gjithmonë dhe janë një ekip që i pëlqen. Kaladze analizon Milanin e ri në prononcimin e dhënë për “Gazzetta dello Sport”, ndërsa vlerëson dhe punën e Rinos.

Më pas dyshja Leonardo-Maldini dhe sulmuesi Piatek. Polaku i ka bërë të gjithë për vete dhe Kaladze beson se ai do të bëhet një lojtar i madh. Në fund detyra e tij si qytetar i parë i kryeqytetit gjeorgjian dhe objektivat dhe dëshirat e Kaladzes për t’i dhuruar një jetë më cilësore dhe më të lumtur bashkëqytetarëve të tij.

MILANI – “Isha në stadium kundër Empolit dhe u zbavita shumë. Ekipi zhvilloi një ndeshje shumë të mirë. I kam ndjekur të gjitha ndeshjet e Milanit në televizor, por kjo ishte e para që pashë në stadium këtë sezon. Ekipi po rritet nga ndeshja në ndeshje dhe përmirësimi dallohet qartë. Më ka befasuar qëndrueshmëria, lojtarët mbrojnë mirë, janë cinikë përpara dhe tani arrijnë të shënojnë menjëherë.”

GATUZO – “Xhenaro ka formuar këtë grup që funksionon në dhomat e zhveshjes dhe i ka dhënë një mënyrë loje ekipit. Ky është një aspekt deçiziv, sepse lojtarët po ndihmojnë njëri-tjetrin, sulmi po mbështet mesfushën dhe mesfusha po ndihmon mbrojtjen. Nuk e mendoja se Gatuzo do të kishte sukses si trajner, sepse diskutonim pak si shokë për këtë aspekt. Ai ka zgjedhur rrugën e tij dhe po bën mirë në një nga klubet më të rëndësishëm të Europës. Jam i lumtur për të, sepse kujdeset shumë dhe vuan. Rino mund ta rikthejë Milanin në Champions, edhe si vend i tretë në renditje. Pastaj është dhe Kupa e Italisë, aty ku kuqezinjtë mund të arrijnë deri në fund. Bisedoj shpesh me Rinon dhe shkëmbejmë mesazhe. Do të kthehem në Milano kur të kem mundësi, por puna si kryetar bashkie në Tbilisi më merr shumë kohë dhe impenjim.”

DREJTUESIT – “Leonardo dhe Maldini i kanë dhënë stabilitetin që mungonte prej kohësh klubit dhe ekipit. Ata janë të parët që ndihmojnë Gatuzon. Kam marrë vesh që Elliot dëshiron të investojë dhe të sjellë te Milani futbollistë shumë të rëndësishëm për të kthyer shpejt ekipin në majë.”

PIATEK – “Ai është një lojtar shumë i mirë dhe godet menjëherë. E kam ndjekur te Xhenoa dhe tani te Milani. Është rritur shumë dhe mund të rritet akoma. Ata që vijnë nga jashtë e kanë të vështirë të ambientohen në Serie A, madje për një sulmues është edhe më e vështirë, sidomos për një sulmues të Milanit. Të duhet të shënosh me patjetër, por Piatek ka qëndrimin e duhur. Ai shënon, lëviz mirë në fushë, ndihmon ekipin dhe mbron. Kristof është i ri, por mund të arrijë në nivele të larta. Unë kam luajtur kundër kampionëve, të cilët kanë shkruar historinë si sulmues. Nuk do të bëhet si Ronaldo Fenomeni, por mund të bëhet një lojtar i madh.”

PROJEKTET – “Sot kam përgjegjësinë e 1.5 milionë njerëzve. Ka shumë probleme që po tentojmë t’i zgjidhim me projekte të reja. Duam të kemi një popull të lumtur. Po punojmë në shumë drejtime si në ndërtimin e rrugëve të reja, porteve dhe infrastrukturës. Duam të propozojmë një transport të ri publik. Këto iniciativa ndikojnë në të gjithë Gjeorgjinë dhe duam të tërheqim vëmendjen e Europës për një hyrje të ardhshme në BE. Në lidhje me këtë aspekt po aplikojmë dhe ligjin e kanabisit. Më parë konsumimi dënohej me burgim, ndërsa sot e kemi legalizuar dhe konsumi është personal.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online