Derbi me Devollin, Maliqi shkresë FSHF-së. Malësia: Për ne, ndeshja e radhës!

Të dielën në Maliq do të luhet “derbi” i prefekturës së Korçës. Atmosfera e Maliqi-Devolli ka nisur të ndihet te vendasit, që edhe kanë dërguar një kërkesë në FSHF dhe kërkohet  të merren masa për sistemimin e tifozerisë mike në këtë ndeshje.

“Klubi i Futbollit Maliq Sha ju njofton se për ndeshjen e ditës së diel, datë 3 mars 2019 ora 15:00, Maliqi-Devolli e cila do të luhet në stadiumin e klubit tonë, ve në dispozicion të ekipit mik 5% ta kapacitetit të stadiumit për tifozët vizitorë, në bazë të Nenit 16 të Rregullores së FSHF për infrastrukturën e stadiumeve të futbollit.

Ju bëj me dije se kapaciteti i stadiumit është 500 vende, ashtu siç është deklaruar edhe në dokumentat e licencimit të cilat janë deklaruar në sektorin përkatës në FSHF.

Ne kërkojmë nga ana jua që të njoftohet Delegati i ndeshjes dhe klubi mik për të marrë masat e nevojshme, me qëllim që të mos krijohet konfuzion para fillimit të ndeshjes me këtë pjesë”, shkruhet në dokumentin e dorëzuar në FSHF.

Trajneri i Maliqit, Egli Malësia, deklaron për SportEkspres.com se skuadra e tij e vlerëson si të radhës derbin me Devollin. “Humbja në Patos javën e kaluar nuk na largon nga synimi ynë për kreun e grupit. Të dielën kemi një tjetër ndeshje të vështirë, një “derbi” të zonës sonë, ku edhe Devolli synon kreun e grupit, sikurse edhe ne. Është një ndeshje e radhës, që duhet fituar nga ana jonë. Për këtë skuadra është e përgatitur”, deklaron Malësia.

Në javën e 15-të, e para për vitin 2019, devollinjtë fituan thellë 5-2 ndaj Përmetit, ndërsa Maliqi humbi 1-2 ndaj Albpetrolit në transfertë. Devolli renditet në vendin e dytë në grup, plus 3 pikë ndaj Maliqit të vendit të trettë.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online