Milani ka paguar jo pak, por plot 35 milionë euro. Fantazisti Lukas Paketa shkëlqeu me Flamengon në Brazil dhe në kampin kuqezi mendojnë se kanë gjetur një lojtar me karakteristika të ngjashme me Kaka. Mbetet të shihet në fushë, pasi sikurse dihet Serie A është një kampionat mjaft i vështirë.
Paketa ka mbërritur në aeroportin e Milanos, në Malpensa. Ai do të ndjekë sot nga stadiumi përballjen me Torinon, ndërkohë që më pas do kryejë vizitat mjekësore. Ditët kuqezi për Paketën kanë nisur. Ai ka thënë edhe fjalët e para si milanist.
“Jam i gëzuar që jam këtu. E zgjodha Milanin për historinë që ka”, ka thënë shkurtimisht për “Gianlucadimarzio.com mesfushori 21-vjeçar. Ndërkohë janë publikuar edhe fotot e para të Paketës në “Malpensa”.