Teuta bëhet “top”, misioni i radhës është… Kastrioti

0

Teuta po bën mirë këtë sezon, teksa renditet në zonën “Euro” për momentin. Durrsakët këtë kanë si objektiv kryesor, por mund të futen edhe në garën për titull. Kjo javë që vjen, duke llogaritur një fitore me Kastriotin në transfertë, mund t’i ngjitë më lart në renditje.

Trajneri Bledi Shkëmbi do ta ketë grupin edhe më të plotë për ndeshjen me krutanët. Kështu, Fabio Beqja i ndëshkuar me karton të kuq në takimin me Skënderbeun, do të jetë në dispozicion të stafit teknik.

Po ashtu edhe Gerhard Progni e ka shlyer pezullimin prej kartonëve të verdhë. Sulmuesi anësor pritet titullar në ndeshjen me Kastriotin. Mbetet për t’u parë nëse do të jenë gati për ndeshjen e radhës Bicaj dhe Traore, të cilët munguan ndaj Partizanit për shkak dëmtimesh.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.