Kaka do të rikthehet te Milani. Ylli brazilian do të mbërrijë nesër në zyrat e klubit siç citon “Gazzetta dello Sport”, për të nisur aventurën si zyrtar. 36-vjeçari u shpreh para disa ditësh: “Duhet të studioj, të ndjej terrenin, por në të ardhmen dua të bëj diçka më shumë për Milanin”.
Kaka do të nisë një periudhë “stazhi” për të kuptuar më mirë se çfarë roli mund të marrë në shoqërinë e re të klubit. Atë e intrigon ideja për të mësuar rolin e ri të zyrtarit dhe për të punuar përkrah Miladinit dhe Leonardos. Aq më tepër në klubin e zemrës së tij. Ai do të qëndrojë te Milani për disa javë për të qartësuar idetë dhe pastaj do të vendoset dhe roli i tij i ri.
Ekipi po punon për të harruar humbjen me Napolin, ndërsa në klub kanë dy detyra për të zgjidhur: zhvillimet lidhur me UEFA-n për FFP dhe zgjedhja e administratorit të deleguar.
Sa i përket të parës, Milani rifitoi të drejtën për të luajtur në Ligën e Europës, por në klub presin një sanksion ekonomik dhe po punon për të arritur një marrëveshje me qeverinë e futbollit europian, duke luajtur kartën e fortë të ndërrimit të pronarëve të klubit.
Për rolin e mbetur bosh, kuqezinjtë vazhdojnë të insistojnë për shërbimet e Ivan Gazidis të Arsenalit, ndërsa kandidatura tjetër është Umberto Gandini i Romës.