Eklent Kaçi regjistron një tjetër sukses. Bilardisti shqiptar ia ka dalë të fitojë Euroturin e Austrisë dhe të ruajë vendin e parë në renditjen e përgjithshme të Eurotureve. Në finale u përball me kampionin e botës, Joshua Filler.
Kaçi ia doli ta mundte 9-6 numrin dy të Europës, i cili është i pari në renditjen e përgjithshme botërore. Bilardisti kurbinas ishte perfekt gjatë gjithë turneut, duke i fituar të gjitha ndeshjet.
I riu theu emra si Mario He, David Alcaide dhe Ralf Soquet, një legjendë në bilardo, dhe triumfoi në Eurotur. Tashmë ai do të përgatitet për kampionatin botëror, që zhvillohet në Britaninë e Madhe. Së bashku me Besar Spahiun do tentojnë të shkojë sa më larg në këtë kompeticion prestigjioz ku marrin pjesë 32 shtete.
ET – 2019 – O9 – St. Johann im Pongau – Austria |
ROUND 1
Eklent Kaçi (Shqipëri) – Thore Sonksen (Gjermani) 9-5
ROUND 2
Eklent Kaçi (Shqipëri)- Alexander Haass (Gjermani) 9-4
WINNERS QUALIFICATION
Eklent Kaçi (Shqipëri)-Mario He (Austri) 9-3
SINGLE ELIMINATION – LAST 32
Eklent Kaçi (Shqipëri)- David Alcaide (Spanjw) 9-7
SINGLE ELIMINATION – LAST 16
Eklent Kaçi (Shqipëri)-Wojciech Szewczyk (Poloni) 9-8
QUARTER FINALS
Eklent Kaçi (Shqipëri)-Konrad Juszczyszyn (Poloni) 9-5
SEMI FINALS
Eklent Kaçi (Shqipëri)- Ralf Souquet (Gjermani) 9-5
FINAL
Eklent Kaçi (Shqipëri)-Joshua Filler (Gjermani) 9-6