Kaçe: Islanda? Ka vetëm një mënyrë për ta mundur!

Ergys Kaçe, mesfushori i kombëtares, ka dalë sot në një konferencë për shtyp për të folur në lidhje me ndeshjet kualifikuese të EURO 2020 kundër Islandës dhe Moldavisë.  “E dimë që Islanda është ekip i fortë dhe ka lojtarë të mirë. Edhe ne po ashtu. Po të japim maksimumin, besoj se do të fitojmë. Sigurisht edhe po të luajmë si skuadër”, u shpreh fillimisht korçari.

Më tej ai foli edhe për ndryshimin e trajnerit, me Rejën që ka zënë vendin e Panuçit pas humbjes me Turqinë. :Sa herë vjen një trajner i ri, lojtarët japin maksimumin se duan të luajnë. Jemi stërvitur mirë dhe jemi gati për ndeshjen. Për tre ditë do jemi edhe më gati”, shtoi mesfushori.

Në lidhje me skemën 3-5-2 apo nëse ai do të luajë nga fillimi, Kaçe u shpreh: “Me klubet tona i kemi provuar të gjitha skemat, ndaj nuk do të jetë një problem. Nuk e di a do luaj titullar, po më aktivizoi trajneri, atëherë do jap më të mirën që të marrim tre pikët me Islandën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *