Ylli i Sampdorias, Fabio Kualjarela ka zbuluar se si vazhdon të shënojë rregullisht në Serie A. Edhe pse 36-vjeç, sulmuesi e ka gjetur rrjetën plot 21 herë në të gjitha kompeticionet, 2 më shumë se Kristiano Ronaldo, i cili ka shënuar 19.
Për “TuttoSport”, Kualjarela zbuloi sekretet e formës së tij, gjendjes fizike dhe arsyet që e mbajnë ende të motivuar të stërvitet çdo ditë dhe të jetë i gatshëm për të veshur këpucët: “Jam entuziast i madh, futbolli më ka shpëtuar jetën. Nuk mund ta lë kurrsesi, jo tani.
Kam një moshë ku i kontrolloj mirë emocionet dhe nuk ndikohem, prandaj jam shumë i fokusuar në fushën e lojës. Ky është sekreti i statistikave të mia: Kam përqendrim të lartë vetëm në fushë dhe mundohem ta shijoj çdo ndeshje sikur të ishte e fundit. Jam shumë i lumtur që vazhdoj të luaj me Sampdorian”, përfundoi Kualjarela.