Ka moment më të mirë edhe se Vllaznia, Tirana në super formë para derbit me Partizanin

Tirana-Partizani është derbi i cili do të luhet në nesër në orën 19:00. Një ndeshje e cila pritet me interes shumë të lartë pasi derbi i kryeqytetit është gjithë vitrina e Superiores. Për më tepër, duke parë formën e të dyja skuadrave, tre pikët vlejnë shumë.

Për Tirana janë tre pikët e mbijetesës, ndërsa për Partizanin janë tre pikët e Europës. Në këtë takim, bardheblutë vijnë pas një momenti fantastik. Ekipi i drejtuar nga Orges Shehi është në vendin e parë në Superiore nëse marrim për bazë vetëm pesë ndeshjet e fundit. 3 fitore dhe 2 barazimet janë shifrat e kësaj skuadre që ka bërë më mirë edhe se Vllaznia e vendit të parë me 2 fitore dhe 3 barazime, duke kaluar më pas edhe të gjitha skuadrat e tjera me formën momentale. /Elio Hajdari-Sport EKspres/