Leon Avdullahu është gati të firmosë kontratën e re. Gazetari Florian Pletenberg ka bërë me dije se Hofenhajmi ka vendosur t’i zgjasë kontratën deri në vitin 2031. Mesfushori shqiptar ka bindur në Gjermani dhe puna e tij duket se do të shpërblehet me një marrëveshje 5-vjeçare.
Ndërkohë gazetari gjerman zbulon se pas Leon Avdullahut janë vënë edhe Atletiko e Madridit me Atalantën. Mbetet për t’u parë se nëse ekipet në fjalë do të ndërmarrin një hap konkret për 22-vjeçarin./Sport Ekspres/