Juventusi kërkon teknikë dhe e gjen te lojtari shqiptar, piketon futbollistin kuqezi

Juventusi është në kërkim të një mesfushori për sezonin e ardhshëm. Skuadra italiane dëshiron të gjejë një zëvendësues për Manuel Lokatelin. Përveç kësaj në kampin bardhezi synojnë që t’i shtojnë më tepër teknikë mesit të fushës.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e Juventusit e kanë gjetur alternativën ideale te kundërshtari i tyre, te Milani. Ardon Jashari pëlqehet nga skuadra më e titulluar në Itali. Këta të fundit po përpiqen të shfrytëzojnë minutat e pakta të mesfushorit shqiptar te Milani për ta bindur të vishet bardhezi./Sport Ekspres/