Vllaznia dhe Elbasani marrin ndëshkimin, Komisioni i Disiplinës i tërheq vëmendje Edi Martinit

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës ka publikuar sot vendimet sa i përket asaj që ka ndodhur në ndeshjet e kampionatit shqiptar në javën e fundit. Vllaznia dhe Elbasani kanë qenë në kryeqendër të vëmendjes, teksa janë gjobitur për shkak të sjelljes së gabuar të tifozerive. Nga krahu tjetër, pas bojkotimit që ka bërë Edi Martini duke mos dalë në intervistë pas ndeshjes, shkodranët kanë marrë një paralajmërim se do të ketë ndëshkim nëse kjo do të përsëritet.

VENDIMET:
“AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës duke rrezikuar sigurisë e zyrtarëve dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke përdorur kore fyese në drejtim të lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Për mosrespektimin e detyrimit për daljen e zyrtarëve në intervistën pas ndeshjes, në kundërshtim me nenin 77 të Rregullores së Aktivitetit, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, Klubi i Futbollit Vllaznia paralajmërohet se në rast përsëritjeje të kësaj shkeljeje apo të çdo shkeljeje tjetër të ngjashme të detyrimeve mediatike, do të jetë subjekt i masave disiplinore të parashikuara nga Kodi i Disiplinës dhe Etikës si dhe Rregulloret e FSHF.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit”