Juventusi dhe Milani do të diskutojnë Superkupën e Italisë pasditen e 16 janarit në orën 18:30, që do të mbahet në Arabinë Saudite, konkretisht në kryeqytetin, Jeddah. Ekipi i Gatuzos u nis menjëherë pas takimit me Sampdorian drejt Lindjes së Mesme, ndërsa bardhezinjtë janë nisur ditën e sotme, ku dhe janë shpallur të grumbulluarit.
??????? #JuveMilan pic.twitter.com/lyWhVmhion
— JuventusFC ???? (@juventusfcen) January 14, 2019
Në listë bie në sy që ekipi i Alegrit do të vuajë dy mungesa. Mario Manxhukiç është mungesa e madhe për “zonjën e vjetër”, ku kroati pësoi një dëmtim në kofshë disa ditë më parë dhe pritet që të jetë për dy ose tre javë larg fushave.
Ndërkohë, i pafat është dhe Benatia, i cili ka pësuar një dëmtim muskulor, që do ta mbajë jashtë Superkupës. Këto janë të vetmet mungesa për Juventusin, ku pjesa tjetër e ekipit është në gjendje optimale.