Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Lacion, Maks Alegri ka folur për takimin dhe grupin e lojtarëve të tij. Trajneri i Juventusit ndalet te reparti i sulmit dhe flet për titullin kampion, që sigurisht është objektiv i padiskutueshëm i bardhezinjve.
Lacio – “Lacio është një skuadër fizike dhe e drejtuar mirë. Ata preferojnë të luajnë me nisje të shpejta dhe do te na duhet të bëjmë një ndeshje të kujdesshme. Inzagi është një nga trajnerët e rinj më të mirë dhe kjo demonstrohet nga rezultatet dhe loja e Lacios. Kjo është përballja e parë direkte që duhet të fitojmë. Të shtunën pësuam dy gola dhe duhet të ndezim antenat.”
Ronaldo – “Sa më shumë që stërvitemi, aq më shumë njihemi. Ai është një kampion i ndërtuar me punë dhe sakrificë. Një shembull i mirë për të gjithë. Me Lacion do të vihet re përmirësimi i Ronaldos Mandzukiç dhe Dibala. Nevojitet qetësi, por kundër Kievos, Ronaldo goditi gjashtë herë portën dhe të gjitha topat përfunduan në kuadrat.
Shumë ndeshje na presin dhe Ronaldo do të ulet dhe në stol ndonjëherë për të fituar formën e tij më të mirë, siç ndodhi vjet me Realin. Kur të luajmë me Dibala, portugezi është më mirë në qendër të sulmit, ndërsa kur të luajmë me Mandzukiç, ai do të spostohet në krah. Por, mund të luajnë dhe të tre bashkë. Kristiano duhet shfrytëzuar për karakteristikat që ka dhe do të vendoset në rolin ku jep më të mirën e tij.”
Penalltitë – “Ronaldo dhe Dibala janë ata që do të gjuajnë penalltitë, por problemi qëndron tek goditjet e dënimit, sepse kam rreth 6-7 lojtarë që mund ta bëjnë diçka të tillë.”
Kampionati – ”E vetmja fjalë që njoh është: duhet. Duhet të mendojmë për atë që duhet të bëjmë, me intensitet, pasion dhe mbi të gjitha respekt. Vuajtja me Kievon na ndihmon për të kuptuar që duhet të pedalojmë. Sipas mendimit tim na nevojiten 88-90 pikë për të fituar kampionatin.”