Skënderbeu e zyrtarizon, Fili bëhet “ujk”

Skënderbeu ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me Realdo Filin, që me shumë mundësi nuk do të jetë afrimi i fundit për korçarët, të cilët duan edhe një mesfushor qendre, pasi janë larguar Lilaj, Vila e Nimaga.

“Mesfushori Realdo Fili prej sot është zyrtarisht futbollist i KF Skënderbeu. Klubi në bashkëpunim me menaxherin Elton Marini ka arritur marrëveshjen me Filin, i cili sot ka firmosur kontratën që e lidh me klubin tonë për dy vitet e ardhshme. 22-vjeçari pas konkretizimit të marrëveshjes u bashkua me ekipin. Në orën 16:20 mesfushori do të prezantohet para mediave dhe më pas do të vendoset nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi dhe stafit teknik”, njofton klubi i Skënderbeut.

PASAPORTA
Realdo Fili
Lindur: 14 Maj 1996, Fier
Gjatësia: 1.75 m
Pozicioni: Mesfushor

—————

KARRIERA
FC Kamza 17 ndeshje – 2 gola
FK Partizani 39 ndeshje – 6 gola
KF Apolonia Fier 37 – 5 gola

Ekipet Kombëtare:
Albania U21 / 6 ndeshje
Albania U19 / 1 ndeshje – 1 gol

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online