Ditën e sotme klubi i Juventusit ka njoftuar në një deklaratë zyrtare se ka vendosur një ambasador zyrtar për tre vitet e ardhshme. Ambasadori më i ri i “Zonjës së vjetër” do të jetë pikërisht, David Trezege.
Sulmuesi, i cili bëri epokë me aktivizimet e tij te Juventus, duket se është vlerësuar nga drejtuesit bardhezinj dhe i është dhënë posti i ambasadorit. Trezege është gjithashtu dhe golashënuesi më i mirë i huaj i të gjitha kohërave, për Juventusin.
Francezi kaloi plot 10 vite me fanellën bardhezi, pasi u largua nga Monako në vitin 2000. Tashmë 41-vjeçari, pasi shkëlqeyu në fushë me Juventusin, ka për detyrë ta prezantojë atë jashtë fushë.