Skuadra e Juventusit kërkon të përforcojë repartin e mesfushës. Siç raporton “Corriere dello Sport”, bardhezinjtë janë bërë gati që të shpenzojnë për njërin nga dy mesfushorët, Tangui Ndombele ose Adrien Rabiot.
Ky i fundit nuk do t’i kushtonte asnjë qindarkë “Zonjës së Vjetër”, por rroga e tij do të ishte shumë më e lartë se ajo e Ndombele, që është dhe një talent shumë premtues. Me Aron Ramsejn që do të jetë një përforcim shumë i rëndësishëm, Alegri synon dhe një mesfushor tjetër dhe cilido nga Ndombele ose Rabiot të vijë në Torino, trajneri italian do të ishte i lumtur.
Alegri ka projektuar një mesfushë me 3, ku vetëm Miralem Pjaniç është i paprekshëm. Matuidi shihet si një alternativë nga stoli, ndësa Kedira me shumë gjasa do të largohet. Së bashku me Pjaniç, pritet të luajnë Aron Ramsej dhe një nga Ndombele ose Rabiot, gjithmonë nëse drejtuesit e Juventusit arrijnë të firma e njërit prej dy talenteve francezë.