Juventus përgatit një goditje, tentohet ylli i Sitit

Një lajm i bujshëm vjen nga Anglia, konkretisht “Manchester Evening News”, që citon se Juventusi është i interesuar për shërbimet e lojtarit të Mançester Sitit, Leroi Sane.

Bardhezinjtë po monitorojnë prej kohësh 22-vjeçarin gjerman, por kjo nuk do të jetë aspak e thjeshtë, sepse Sane është një nga të preferuarit e trajnerit Guardiola.

Juventus do të nisë sulmin për anësorin ofensiv të “Qytetarëve” në merkaton e verës dhe pavarësisht vështirësive për të arritur tek lojtari i Sitit, asgjë nuk është e pamundur. Blerja e Kristiano Ronaldos i befasoi të gjithë dhe klubi torinez është gati për të kryer surprizën e radhës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *