Juventus i jep një mësim Duglas Kostës, nuk apelohet vendimi

Duglas Kosta është dënuar me katër ndeshje pezullim për gjestet antisportive që kreu në fund të takimit ndaj Sasuolos. Vendimi  dhënë nga komisioni i ligës është i apelueshëm, por vetë trajneri Masimiliano Alegri ka konfirmuar se klubi nuk do ta apelojë dënimin.

Krahas mos apelimit një masë tjetër disiplinore ndaj Duglas Kostës, do të jetë edhe një gjobë financiare, sipas kushteve të kontratës që lojtari ka me kampionët e Italisë. Ndërkohë, braziliani reagoi ditën e djeshmë me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku kërkoi falje për veprimin e shëmtuar.

Dënimi me katër ndeshje do të bëjë Kosta të mos  jetë i gatshëm për ndeshjet ndaj Frozinones, Bolonjës, Napolit dhe Udinezes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *