Futbolli italian mbetet jashtëzakonisht i dashur për shqiptarët dhe finalja e sotme mes Juventusit e Realit po pritet me entuziazëm të jashtëzakonshëm sidomos nga tifozët juventinë.
Kanë kaluar dy dekada nga triumdi i fundit dhe në atë periudhë një nga finalet e humbura ka qenë ndaj Realit, ndaj sot synohet edhe hakmarrja.
“Juventus Club Tirana”, degëzimi kryeqytetas i tifozëve bardhezinj, do të organizojë sot transmetimin e ndeshjes në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ku me një çmim simbolik do të mundësohet ndjekja e sfidës mes tifozëve e miqve, që është shumë më emocionuese se ta ndjekësh finalen e madhe në lokale, pika lotosh, apo shtëpi.
Duke parë numrin e madh të anëtarëve të “Juventus Club Tirana”, por edhe tifozët e shumtë të ” Zonjës”, sot “Asllan Rusi” do të “digjet”.