Interi vijon të presë sinjale pozitive nga Mançesteri dhe po bëhet gati për një ofertë të re për Junajtid, pas refuzimit të 60 milion eurove për Romelu Lukakun.
Tashmë Interi pritet që të shkojë te 70 milionë eurot, plus bonuse, shifër e jashtëzakonshme për klubet italiane, përjashto Juventusin.
Pikërisht Juventusi po mundohet t’i prishë punë Interit, ndoshta edhe si hakmarrje. Klubi bardhezi kërkon Mauro Ikardin, por Interi nuk e shet aq lirë sa shpreson Juve, që tashmë po mendon të ofrojë Dibalan për Lukakun.
Dibala në Torino është i djegur, ka pak shanse të luajë rregullisht duke parë rivalitetin në sulm, por nuk dihet a do të pranojë të shkojë në Mançester, ashtu si nuk dihet a dëshiron Lukaku të shkojë në Torino.