Juve mendon për merkaton, bardhezinjtë kanë një objektiv surprizë!

Juventusi është përqendruar tërësisht te merkato tani edhe pse ende nuk është mbyllur sezoni. Bardhezinjtë, pasi u eleminuan nga Championsi dhe Kupa e Italisë dhe pasi siguruan titullin kampion në Serie A, nuk i ka mbetur asgjë tjetër veçse të mendojnë për sezonin e ri.

Emrat e parë kanë nisur të përfliten dhe së fundmi ka dalë në skenë një objektiv surprizë. Bëhet fjalë për Rajan Sesenjo. Anglezi, i cili luan për Fulhemin, kërkohet nga shumë ekipe në Premier Ligë, por siç raportohet nga mediat, duket se dhe bardhezinjtë janë futur në garë.

Totenhemi është ekipi favorit, por drejtuesit e “Zonjës së vjetër”, po mendojnë seriozisht për mbrojtësin e ri. Për të lënë të lirë 18-vjeçarin, londinezët kërkojnë të paktën 40 milionë sterlina, diçka më shumë se 45 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *