Juventusi do të zbresë në fushë në Sardegna Arena, për sfidën kundër Kaliarit këtë të martë, por qartësisht mendja e bardhezinjve është të Champions League.
Ne 10 prill Juve do ndeshet me Ajaksin dhe në kampin bardhezi as që duan t’i luajnë ndeshjet e kampionatit, tani që titulli është siguruar.
Trajneri Maks Alegri do të hedhë në fushë një formacion B në Sardenjë, sepse mungojnë lojtarë pa fund: Kristiano Ronaldo, Barzali, Kuadrado, Perin, Douglas Kosta, Manxhukiç, Dibala e Spinacola nuk janë grumbulluar fare.
Formacioni, sa shumë ndryshime!
Alegri ka ndërmend të konfirmojë formacionin më skemën e zakonshme 3-5-2: polaku Shçesni në portë, Kaseres, Bonuçi e Kielini priten në mbrojtje, De Shilio e Aleks Sandro anësorë, Emre Xhan, Pjaniç e Matuidi në qendër, me Mojze Ken dhe Bernardeski në sulm.
Juventus (3-5-2): Shçesni, Kaseres, Bonuçi, Kielini; De Shilio, Emre Xhan, Pjaniç, Matuidi, Aleks Sandro; Ken. Trajner: Alegri